Telenews

Prof. Dr. Sc. Faik Hima ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, varrimi sot në ora 14:00

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Sc. Faik Hima, i cili u shua më datë 08.09.2025, në moshën 83-vjeçare.

I ndjeri, i lindur më 14.03.1942, u kujtohet nga familja, miqtë, kolegët dhe dashamirët si një personalitet i nderuar dhe kontribuues i madh në fushën e mjekësisë dhe arsimit në Kosovë.

Mbledhja komemorative do të mbahet më datë 09.09.2025, në ora 11:00, në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet po atë ditë, në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Familja Hima ka njoftuar se do të presë vizita ngushëllimi për tri ditë, më 10, 11 dhe 12 shtator, nga ora 09:00 deri në 17:00, në ambientet e Hotelit Grand në Prishtinë.

Të ngajshme

Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë

Donat Hashani

Prokuroria ndalon 10 personat e arrestuar në Prishtinë për drogë dhe armë

Donat Hashani

“Kurti tha që nuk bëhet nami nëse nuk bëhem kryeministër” – thotë Avdyli (VIDEO)

Donat Hashani