Telenews

Prokuroria ndalon 10 personat e arrestuar në Prishtinë për drogë dhe armë

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar sot dhjetë persona gjatë një aksioni në fshatin Rimanisht të Komunës së Prishtinës.Në mesin e të ndaluarve ka edhe shtetas të Shqipërisë. Ata dyshohen për veprat penale:

“Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” (neni 268 i KPRK), dhe“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (neni 366 i KPRK).

Gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike psikotrope, armë zjarri si dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën hetimore.Prokurori i shtetit, në koordinim me Policinë, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyshuarit janë ndaluar dhe brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Të ngajshme

​Nëntë libra që duhet të lexohen së paku një herë në jetë sipas Elon Musk

Yllka Gashi

Fermin Lopez ia liron numrin Rodrit, zbulohet nga faqja e La Ligas

Yllka Gashi

Sulm kibernetik, Ueb-faqja “Konsumatori” bie jashtë funksionit

Yllka Gashi