Telenews

Labinot Mirena kandidon për mandatin e tretë në Asamblenë e Obiliqit

Labinot Mirena, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 7 në listë, ka zyrtarizuar rikandidimin e tij për mandatin e tretë në Asamblenë e Komunës së Obiliqit.

Mirena ka një përvojë 12-vjeçare si menaxher i kompanisë së pastrimit, ndërsa në dy mandatet e tij si asambleist është vlerësuar për aktivizmin dhe zërin e fuqishëm në adresimin e problemeve dhe kërkesave të qytetarëve të Obiliqit.

Ai shprehet se synon të vazhdojë angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve, duke vendosur në fokus transparencën, zhvillimin dhe përfaqësimin dinjitoz në institucionet komunale.

 

Të ngajshme

Turqia të pret! Super ofertë për në Belek

Valjeta Turkaj

Investimi që kthehet në cilësi jete Drenasi Residence

Valjeta Turkaj

Lumturia fillon me zgjedhjen e duhur – Al Trade

Valjeta Turkaj