Telenews

Macron: Shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia është e papranueshme

macron:-ofensiva-e-re-e-izraelit-ne-gaza-mund-te-shkaktoje-nje-katastrofe-te-plote

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar të mërkurën se shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë gjatë një sulmi rus në Ukrainën perëndimore është e papranueshme.

Ai ka njoftuar se së shpejti do të zhvillojë një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Ne nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve tanë.”, ka shkruar Macroni në X.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se tetë dronë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Polonisë të mërkurën.

Sipas tij, kjo shënon një precedent të rrezikshëm për Evropën.

Të ngajshme

Osmani takon Princin e Kurorës: Kosova dhe Jordania me marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

KushtrimGuraj

Murati: Neni i UA-së për veteranët ishte miratuar më 2015

KushtrimGuraj

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

KushtrimGuraj