Telenews

Autobuset e Prishtinës vishen pink në pritje të Muajit Rozë

Autobuset e trafikut urban në Prishtinë kanë marrë ngjyrën pink, duke filluar që tani, si përgatitje për Muajin Rozë, që shënon ndërgjegjësimin rreth shëndetit të grave dhe luftës kundër kancerit të gjirit.

Në  autobus mund të shihet edhe mesazhi: “Në çdo hap e mbështesim njeri-tjetrin”, duke theksuar solidaritetin dhe mbështetjen për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Ky veprim simbolik synon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrollit dhe mbështetjes së grave të prekura nga kjo sëmundje./Telenews.al./

Të ngajshme

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Donat Hashani

Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

Donat Hashani

Pezullimi i dialogut, Haradinaj: Kosova po kalon ditët më të errëta të historisë

Valjeta Turkaj