Telenews

Kurti e nis fushatën në Prishtinë

Sot, më 12 shtator, Lëvizja Vetëvendosje hapi fushatën elektorale për zgjedhjet lokale.

Aktiviteti filloi më herët gjatë ditës në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ teksa tani po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”.

Me moton “Bashkë me qytetarët, bashkë për komunat” fushata u hap nga kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, që arriti i fundit në ngjarje.

Në ballë të fushatës, përveç Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut, ishte edhe kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, që më duartrokitje priti Kurtin në fushatë.

Hapja e fushatës së sotme u bë në kohën kur SHBA-ja njoftoi zyrtarisht pezullimin e dialogut strategjik me Republikën e Kosovës, duke fajësuar udhëheqësit e shtetit për zhvillimet politike e institucionale.

 

Të ngajshme

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën, reperi i “shqetësuar”

Donat Hashani

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Donat Hashani

Ky është personi që u plagos në Pejë, gjendet jashtë rrezikut për jetë

Donat Hashani