Telenews

Buja sot prezanton vizionin për Lipjanin Evropian

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të hapë sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në komunën e Lipjanit.

Kandidati për kryetar të komunës, Shukri Buja, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, do të prezantohen para qytetarëve në një tubim që do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” të Lipjanit.

Ngjarja do të zhvillohet sonte (e shtunë), më 13 shtator 2025, duke filluar nga ora 19:00. Sipas organizatorëve, tubimi shënon nisjen e një fushate ku PDK synon të rikthejë besimin e qytetarëve dhe të prezantojë ofertën e saj për një “Lipjan më të mirë”.

Kandidati Shukri Buja, i cili edhe më herët ka udhëhequr këtë komunë, do të jetë figura kryesore e mbrëmjes, duke shpallur prioritetet dhe vizionin për katër vitet e ardhshme.

Të ngajshme

Izraeli e thotë pa fije turpi se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

Donat Hashani

Osmani dekoron Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Donat Hashani

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Deçan

Donat Hashani