Telenews

Xhami e re për besimtarët në Fushë Kosovë

Në  Fushë Kosovë u vu gurthemeli i xhamisë së re, në një ceremoni të zhvilluar në prani të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, kryetarit të komunës Burim Berisha, përfaqësuesve të Shoqatës së Katarit dhe institucioneve të tjera.

Myftiu Tërnava tha se kjo është një ditë e bekuar për realizimin e një dëshire të kahmotshme, duke falënderuar Komunën dhe Shoqatën e Katarit për mbështetjen, e cila prej 25 vitesh ka qenë pranë popullit të Kosovës. Ai shtoi se xhamia financohet nga familja e emirit të Katarit, Muhamed bin Hamad bin Abdullah.

Edhe kryetari Berisha u shpreh se xhamia e re do t’u shërbejë besimtarëve dhe se komuna është e gatshme të mbështesë edhe ndërtimin e xhamive të tjera, sipas nevojave të qytetarëve.

 

Video e plotë:

https://www.facebook.com/share/v/19jCdehqB3/?mibextid=wwXIfr

 

Të ngajshme

Horoskopi ditor, e diel 14 shtator 2025

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 14 shtator 2025

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani hap fushatën zgjedhore në Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj