Telenews

ELON MUSK PËRSËRI POZITIV ME COVID-19

CEO i prodhuesit të makinave elektrike luksoze Tesla Inc, Elon Musk njoftoi se ka rezultuar pozitiv për Covid-19 për herë të dytë.
“Covid-19 është virusi i Tezeut. Sa gjene ndryshojnë pasi jemi shëruar nga Covid-19? Unë supozohet se e kam përsëri, por pothuajse pa ndonjë simptomë të rëndë,” shkroi Musk në Twitter.
Anija e Tezeut është një eksperiment mendimi që ngre pyetjen nëse një objekti që i janë zëvendësuar të gjithë përbërësit e tij mbetet në thelb i njëjti objekt. Koncepti është një nga më të vjetrit në filozofinë perëndimore, që është diskutuar nga Herakliti dhe Platoni në shek. 500-400 para Krishtit.
Disa variante të Covid-19 janë shfaqur në të gjithë botën që kur koronavirusi u shfaq për herë të parë në 2019 në Wuhan, Kinë.
 

Sipas Universitetit Johns Hopkins, mbi 976 000 persona kanë vdekur nga Covid-19 në SHBA.

 
Vitin e kaluar, Musk shprehu dyshime lidhur me saktësinë e testeve të Covid-19 pasi rezultatet treguan se ai ishte pozitiv dy herë dhe më pas dy herë negativ në të njëjtën ditë.
Megjithatë, Musk ka qenë në mbështetje të vaksinimit kundër Covid-19.
“Për të qenë i qartë, unë i mbështes vaksinat në përgjithësi dhe vaksinat kundër Covid-19 në veçanti. Shkenca është e paqartë”, shkroi ai në Twitter në prill të vitit të kaluar.

Të ngajshme

Elon Musk nuk përdor kompjuter?

KushtrimGuraj

Gjykata në Kaliforni i ka caktuar ‘Google’ 314 milionë dollarë dëmshpërblim për mbledhjen e të dhënave pa leje

Valjeta Turkaj

Goditje për Google në Japoni – ndalohet shitja e Pixel 7 pas shkeljes së patentave

Valjeta Turkaj