Telenews

Blakaj: Kosova rrezikon të shihet si vend prodhues i drogës, presioni vjen nga Shqipëria

Sekuestrimi i mbi gjysmë toni marihuanë në Suharekë, me vlerë rreth 750 mijë euro, ka ngritur dilema nëse Kosova po shndërrohet në vend prodhues të narkotikëve.

Safet Blakaj, drejtor i Qendrës “Labyrinth”, tha në emisionin FIVE se në tri-katër vitet e fundit raportet ndërkombëtare e kanë përfshirë Kosovën si vend prodhues, edhe pse më herët kjo nuk ka mundur të argumentohej.

“Janë tri katër vitet e fundit që në raportet ndërkombëtare cilësohet si e tillë. Edhe pse ka pasur tentime edhe në të kaluarën që Kosova të shënohet si vend kultivues ose prodhues, raportet ndërkombëtare nuk kanë mundur ta argumentojnë deri më tani. E mira është që ne tentojmë që t’i shmangim vend prodhues edhe vend punuesit. Por, mund të themi që aktiviteti i organeve të sigurisë po ndërmerr aksione dhe kjo na pëlqen që përpjekjet janë ta parandalojnë kultivimin e drogës”, u shpreh Blakaj.

Ai theksoi se presioni i madh po vjen nga Shqipëria, ku grupet kriminale po goditen fort nga policia. Si pasojë, sipas tij, aktiviteti i kultivimit të kanabisit po zhvendoset në vendet fqinje.

“Presioni po vie nga Shqipëria, kjo domethënë që në Shqipëri po sulmohen grupet kriminale thellësisht në kuptimin e kultivimit të kanabisit dhe kjo ka filluar të bartet në vendet tjera. Para një muaji e gjysmë janë zënë diku 600 bimë narkotike në Kosovë, brenda dy ditëve ka pasur 13 mijë fije kanabis në Mal të Zi dhe jo larg prej Kosovës, në Serbinë e Jugut janë zënë po ashtu një sasi e madhe – 900 fije kanabisi. Këto nuk kanë ndodhur në të kaluarën, por si duket kërkesa dhe ofertat e mëdha e bëjnë këtë”, tha ai.

Sipas Blakajt, ndërsa më herët droga vinte kryesisht nga Shqipëria e gatshme për treg, tash kërkesa e madhe po bën që kultivimi të tentojë të bartet edhe në Kosovë dhe rajon.

Të ngajshme

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

Donat Hashani

Ambasadori gjerman kërkon proces transparent dhe të pavarur për drejtuesin e ri SPAK

Donat Hashani