Telenews

Kroacia paralajmëron njohjen e Palestinës si shtet

kroacia-paralajmeron-njohjen-e-palestines-si-shtet

Duke komentuar njohjen e fundit të Palestinës nga Franca, Milanoviç theksoi se ky është një hap drejt drejtësisë dhe se është i bazuar në rezolutën 181 të OKB-së nga viti 1947.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një fjalim të mbajtur në New York gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Çështjes Palestineze, u shpreh se Kroacia duhet të njohë shtetin palestinez, duke e cilësuar këtë si një të drejtë të pamohueshme dhe jo një shpërblim politik.

Ai shtoi se vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria dhe Parlamenti kroat.

Duke komentuar njohjen e fundit të Palestinës nga Franca, Milanoviç theksoi se ky është një hap drejt drejtësisë dhe se është i bazuar në rezolutën 181 të OKB-së nga viti 1947, e cila parashikonte ndarjen e territoreve për dy shtete.

Ai vuri në dukje se populli palestinez ka vuajtur për më shumë se një shekull dhe se shteti i tyre duhet të kishte ekzistuar prej kohësh.

Kur u pyet për reagimin e Izraelit dhe skepticizmin e kryeministrit izraelit për krijimin e një shteti palestinez, Milanoviç tha se Izraeli do të vazhdojë sulmet për sa kohë ka mbështetje ndërkombëtare.

Milanoviç gjithashtu theksoi se nuk pret ndonjë zhvillim pozitiv në të ardhmen e afërt.

Të ngajshme

PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Rrezarta Ramaj

Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit

Rrezarta Ramaj

Një person përfundon në QKUK, u rrah nga disa persona në Vushtrri

Rrezarta Ramaj