Telenews

Tuberkulozi mbetet sfidë, vetëm vitin që shkoi u regjistruan 548 raste

Me moton “Mushkëri të shëndetshme, jetë e shëndetshme”, këtë të enjte në Kosovë është duke u shënuar Dita Botërore e Mushkërive, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin mushkëritë dhe ndikimin e tyre në jetën e miliona njerëzve në botë.

Sipas raportit global për sëmundjet respiratore, miliona persona preken çdo vit nga sëmundje si: sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astma, pneumonia, tuberkulozi dhe kanceri i mushkërive, të cilat shkaktojnë vdekje në shkallë të gjerë.

E, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe në Kosovë tuberkulozi mbetet sfidë për shëndetin publik, duke theksuar se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 548 raste të reja.

“Edhe në Kosovë, tuberkulozi mbetet sfidë për shëndetin publik. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 548 raste me një incidencë prej 34.3 për 100,000 banorë. E ritheksojmë se diagnostikimi dhe trajtimi i tuberkulozit ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore të vendit tonë. Përveç tuberkulozit, sëmundjet e tjera të organeve të frymëmarrjes, përfshirë astmën dhe bronkitin kronik, vazhdojnë të jenë shkaktarë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend”, thuhet në njoftim.

MSH-ja ka theksuar se kujdesi për shëndetin e mushkërive dhe ndërgjegjësimi për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve respiratore është detyrë e secilit “për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme”.

Të ngajshme

2 parfumet që princeshë Diana i kishte gjithmonë me vete

KushtrimGuraj

Kombinimet më të bukura: Vajzat e Milanos shkëlqejnë në Javën e Modës

KushtrimGuraj

Turbekulozi mbetet sfidë, 548 raste u regjistruan vitin që shkoi

Erzana Fazliu