Telenews

21-vjeçari pasi vrau me thikën e bukës një person nga Durrësi: Donte të më përdhunonte!

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri u gjet i pajetë.

Autori i dyshuar, 21-vjeçari Teilor Tivari, ka rrëfyer para policisë se e qëlloi me thikë Beqirin pasi, sipas tij, ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte.

“Ishim miq, më ftoi për një birrë në shtëpinë e tij dhe shkova. Tentoi të më përdhunonte, provova të mbrohesha, por ishte i fuqishëm prandaj mora thikën e bukës dhe e godita, raporton JoqAlbania, transmeton Klankosova.tv.

U largova i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk mendoja se do të vdiste” – ka deklaruar 21-vjeçari para Policisë së Shqipërisë.

Si shkak i krimit dyshohet një konflikt i ndodhur gjatë një feste mes miqsh, e organizuar në banesën e kushërirës së viktimës, e cila jetonte jashtë vendit.

Të ngajshme

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit –

KushtrimGuraj

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin

Rrezarta Ramaj

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Rrezarta Ramaj