Telenews

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Policia e Shqipërisë ka publikuar pamje nga operacioni “Anchor” në Durrës, ku është goditur një skemë e dyshuar e trafikimit të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe Kosovës.


Gjatë operacionit janë sekuestruar 127 pako me rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe vlerë tregu të përllogaritur në rreth 1 milion euro.

Në pranga kanë rënë tre shtetas kosovarë, T.D., 32 vjeç, L.G., 26 vjeç, dhe B.J., 40 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.Ndërkohë, në kërkim janë shpallur H.C. nga Kukësi dhe G.O., shtetas kosovar me banim në Ontario të Kanadasë.

Të ngajshme

ACE Group sjell “Hillside Residence”, një projekt i ri banimi

Rrezarta Ramaj

Proteinat bimore: Cilat janë më të mirat dhe a mund ta zëvendësojnë vërtet mishin?

Yllka Gashi

“Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

Yllka Gashi