Telenews

Publikohen pamjet nga incidenti në Komunën e Prishtinës (VIDEO)

Një ditë pas incidentit në Komunën e Prishtinës ku mbeti i lënduar kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, janë publikuar edhe pamjet e momentit.

‘Reporteri’ ka publikuar të enjten pamjet nga incidenti që ndodhi pas mbarimit të seancës ku u tentua të votohej buxheti i kryeqytetit.

Të përfshirë në këtë incident janë asamblisti i LDK-së, Sami Salihu, kryesuesi i Kuvendit, Fehmi Kupina dhe djali i tij.

Policia e Kosovës kishte njoftuar dje se tre persona ishin shoqëruar në polici pas incidentit në Komunë.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona, të cilët ishin përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhej në njoftimin e PK-së.

Që të dy taboret kishin akuzuar njëri tjetrin se e kishin nisur të parët incidentin.

Kupina për shumë vite ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit ai ishte asamblisti më i votuar në Komunën e Prishtinës, ndërsa në këto zgjedhje ai kryeson inciativën Lidhja për Prishtinën.

Të ngajshme

Publikojnë fotot, Nora dhe Roberti bashkë në Paris

Rrezarta Ramaj

Instrumenti për Reforma dhe Rritje, sot takimi BE-Kosovë

Rrezarta Ramaj

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Rrezarta Ramaj