Telenews

Vushtrria shënon Ditën e Çlirimit me homazhe, marsh dhe akademi solemne

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë, Komuna e Vushtrrisë ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive që i kushtohen kësaj date të rëndësishme.

Aktivitetet nisin në ora 10:30 me homazhe, ku pikëtakimi do të jetë para objektit të Komunës së Vushtrrisë.

Në mbrëmje, duke filluar nga ora 18:00, do të mbahet “Marshi për Çlirim”, i cili do të nisë nga objekti i komunës.

Ndërkaq, në ora 19:30, në sheshin “Adem Jashari” do të organizohet Akademia Solemne, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.

Të ngajshme

Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj