Në një takim të veçantë elektoral të mbajtur së fundmi, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shprehur mirënjohjen e tij për pjesëmarrjen masive të qytetarëve me prejardhje nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
Ai theksoi se zëri i tyre tashmë ka një peshë të rëndësishme në komunë, ndërsa ky tubim shënon një zotim të përbashkët për bashkëpunim edhe më të fuqishëm në të ardhmen.
Në fjalën e tij, kryetari veçoi faktin se në listën e LDK-së për Kuvendin Komunal janë katër kandidatë që vijnë nga familje me origjinë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, duke e quajtur këtë një pasuri që e forcon përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje.
“Jam i bindur se përkrahja juaj për LDK-në, për mua si kryetar dhe për kandidatin tuaj të preferuar për asamble, do të jetë garanci e suksesit tonë të përbashkët,” u shpreh ai, duke falënderuar me përulësi të gjithë qytetarët pjesëmarrës.
Në fund, ai dha mesazhin e tij për të ardhmen: “Fushë Kosova PËRTEJ!”

