Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), deklaroi se Marrëveshja e Ohrit mbetet një dokument thelbësor për paqen dhe stabilitetin në vend dhe duhet respektuar nga të gjitha palët politike.
Ai theksoi se gjatë dy dekadave të fundit, në bashkëpunim me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, është punuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, së bashku me forcat politike në vend.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike, Ahmeti akuzoi opozitën për tentime që, sipas tij, cenojnë të drejtat e shqiptarëve dhe krijojnë tensione ndëretnike. Ai tha se shqiptarët janë të bashkuar për të mbrojtur të arriturat dhe për të garantuar stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

