Telenews

BRUNO FERNANDES SHUAJTI ËNDRRAT E MAQEDONASVE PËR BOTËROR

Kanë përfunduar dy ndeshjet kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi mësuar edhe dy kombëtare të tjera që kanë siguruar biletat.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Kombëtarja e Polonisë e ka eliminuar Suedinë, duke e mposhtur si vendase me rezultat solid 2:0.

Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja tejet interesante mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, në të cilën vendasit shuan ëndrrat e Enis Bardhit, Arijan Ademit, Ezgjan Alioskit dhe Visar Musliut për “Botëror”.
Portugalia ka shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër Maqedonisë së Veriut, kështu duke siguruar biletën e radhës drejt Katarit.
Heroi i vendasve ishte mesfushori i Manchester United Bruno Fernandes, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e sotme, fillimisht në minutën e 32’ për 1:0 dhe më pas në minutën e 65’ për rezultatin final 2:0.
Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme për kualifikueset drejt Botërorit “Katar 2022” i gjeni më poshtë.
Polonia 2:0 Suedia.
Portugalia 2:0 Maqedonia e Veriut.]
 

Të ngajshme

Reali, PSG-ja dhe Interi në play-off, këto janë skuadrat tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen tutje në Champions

Valjeta Turkaj

Mbyllet faza e Championsit, PSG, Interi dhe Reali jashtë top-8shes

Erzana Fazliu

Tyson Fury rikthehet në ring më 11 prill përballë “Përbindëshit”

KushtrimGuraj