Telenews

Miratohet projekti, stadiumet e Kosovës do të bëhen të gjitha me nga një super investim

Stadiumet e Kosovës së shpejti do të bëhen të gjitha me reflektorë.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka njoftuar se ky vendim është miratuar sot në Mbledhjen e Komitetit UEFA HatTrick, e cila u mbajt në Kaunas të Lituanisë.

”Mbledhja e radhës e Komitetit UEFA HatTrick u mbajt në Kaunas

Në këtë takim miratuam projekte të rëndësishme për federatat anëtare, mes tyre edhe projektin për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës

Ky investim do t’i mundësojë Superligës sonë zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes, duke rritur shikueshmërinë, atmosferën por edhe standardet e garës.

Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne.

Bashkë për futbollin!”, ka shkruar Ademi.

 

Të ngajshme

Roma ndalet në shtëpi, portieri i Lille shpallet hero me pritje të penalltive

KushtrimGuraj

FIFA ndryshon rregullat në mënyrë që Barcelona e Liverpool të mos mungojnë në Botërorin e Klubeve

KushtrimGuraj

Marcus Rashford i vendos vetes një objektiv të madh për të arritur këtë sezon me Barcelonën

KushtrimGuraj