Zendaya konfirmoi se ky model flokësh mbetet një nga trendet më ‘cool’ të vitit 2025
Ka raste kur mjafton vetëm një model flokësh për të na bindur se është koha për një ndryshim. Dhe paraqitja e fundit e Zendaya-s në Paris ishte pikërisht kjo: një kujtesë perfekte se modeli i flokëve të krehur anash meriton gjithë vëmendjen.
Në sfilatën e Louis Vuitton, Zendaya u shfaq si e shkëputur nga një editorial mode: me një fustan xhakete ngjyrë argjendi, të zbukuruar me qime të bardha dhe fjongo elegante. Flokët i kishte stiluar në një bob të gjatë, me të dukshme anash dhe me onde të lehta, një homazh ndaj stilit të viteve ’60, por me një qasje moderne të frymëzuar nga vitet ’90, siç e përshkruan stilistja e saj e flokëve, Ursula Stephen.
Ky model është një zgjedhje elegante dhe e lehtë, që i jep formë flokëve dhe e bën çdo paraqitje të duket më e kuruar, pa shumë përpjekje.
Dhe nuk është vetëm Zendaya që e adhuron këtë stil, e kemi parë më parë te Jennifer Lopez, Keira Knightley dhe Kim Kardashian. Sa më shpesh e shohim, aq më shumë na pëlqen.
Nëse jemi në kërkim të një rifreskimi të pamjes, ky version modern i prerjes bob është ideal për t’i shtuar personalitet flokëve, pa hequr dorë nga prakticiteti. Plus, është zgjedhja perfekte për të kompletuar veshjet e stinës së vjeshtës.