Telenews

Vetaksident në Novosellë të Kamenicës, vdes pasagjeri

Një person ka humbur jetën pasditen e së dielës në fshatin Novosellë të Kamenicës si pasojë e një vetaksidenti.

Sipas raportit ditor të Policisë, i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi – i dyshuari”, thuhet në raportin ditor.

Gjithashtu bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq i dyshuari, i cili ka qenë edhe drejtues i automjetit, është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Britania nuk mbështet vendimin për bllokimin e porteve iraniane

Valjeta Turkaj

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj