Telenews

Uka pasi kreu ekzaminimin mjekoligjor: Liridona s’ka bërë vetëvrasje, s’ka përdorur armë

Mjeku ligjor Naim Uka ka thënë, ndër të tjera, para trupit gjykues se provat kanë konstatuar qartë se Liridona Ademaj është vrarë.

Ai u shpreh para të pranishmëve se pas ekzaminimit të trupit është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë.

“Liridona s’ka bërë vetëvrasje”.

“Me raste të ngjashme, kur mungojnë të dhënat preliminare nga vendi i ngjarjes, gjatë kryerjes së autopsisë mjekoligjore, kryhen edhe ekzaminimet e detajuara të shuplakave të duarve të të ndjerit”.

“Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimet e duarve të të ndjerës, në mënyrë që, bazuar në praninë apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave, është eliminuar mundësia që ajo të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje”, tha Uka.

”Mungesa e shtangimit kataliptik të gishti tregues është provë tjetër plotësuese që e plotëson konstatimin e parë”.

Të ngajshme

Maratonë pa rezultate konkrete, legjislatura e nëntë shpenzoi 750 minuta punë në 63 seanca

KushtrimGuraj

Situata me buxhetin, Përparim Rama sot mban konferencë për media

KushtrimGuraj

Nis qarkullimi në rrugët kryesore të Kroacisë pas reshjeve të dëborës

KushtrimGuraj