Telenews

Të shtëna me armë zjarri në Kumanovë, qëllohet nga vetura në lëvizje një 43-vjeçar nga Sllupçani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë, ku një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën prapa komunës së Kumanovës, kur ndaj viktimës është shtënë nga një makinë në lëvizje.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se bëhet fjalë për Z.SH (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, i cili është transferuar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot në orën 13:54 në SPB Kumanovë është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve ‘Dimitrije Tucoviq’ me rrugën ’11 Oktomvri’ në Kumanovë, dy persona në lëvizje me armë zjarri kanë shtënë ndaj makinës ‘golf’ e drejtuar nga Z.Sh (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, i cili është plagosur dhe më pas dërguar në spital.”, thuhet në njoftimin e MPB-së, njofton “Shenja”.

Ekipet e policisë ndodhen në terren duke kryer inspektim, ndërsa rruga “11 Oktomvri” është bllokuar. Kjo zonë është ndër më të frekuentuarat në qytet, pasi aty ndodhen institucionet kryesore – ndërtesa e komunës, gjykata, policia dhe posta.

Të ngajshme

Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%

Rrezarta Ramaj

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Rrezarta Ramaj

Ledri Vula në New York, këngëtari shqiptar bën namin në festën e familjes Rexha

Rrezarta Ramaj