Telenews

Katër të vdekur nga shembja e ndërtesës në qendër të Madridit

Të paktën katër persona kanë vdekur nga shembja e një ndërtese 6-katëshe në qendër të Madridit, raportoi të mërkurën Reuters.

Shërbimet spanjolle të emergjencës kanë nxjerrë trupat e viktimave nën rrënojat ndërtesës që u shemb në kryeqytetin spanjoll derisa po rikonstruktohej në një hotel, kanë njoftuar autoritetet lokale.

“Me trishtim të thellë konfirmojmë se zjarrfikësit e Madridit kanë gjetur trupat e personave që u zhdukën pas shembjes”, shkroi në platformën X, kryebashkiaku Jose Luis Almeida.

Viktimat janë identifikuar si tre burra, nga 30 dhe 50 vjeç nga Ekuadori, Mali dhe Guinea-Konakri, të punësuar në vend si punëtorë ndërtimi, si dhe një grua 30-vjeçare, arkitekte e projektit të rinovimit

Të ngajshme

Gjermania do të lejojë policinë të rrëzojë dronë

Valjeta Turkaj

Mundësia e fundit për t’u bërë pjesë e ngjarjes që ndryshon gjithçka

Valjeta Turkaj

“Një tragjedi e madhe për shtetin”, mesazhi i Ramës në nderim të gjyqtarit Kalaja

Valjeta Turkaj