Telenews

“Komunat në prag të balotazhit”, analistët nuk shohin fitues të qartë në zgjedhjet e 12 tetorit

Analistët politikë Blerim Canaj, Magbule Shkodra dhe Gëzim Kasapolli kanë analizuar fushatën zgjedhore të kandidatëve për kryetarë të Komunave, si dhe programet e tyre.

Sipas tyre, gara mbetet e hapur në shumë komuna, me dallime të theksuara nga njëra zonë në tjetrën.

Canaj sheh balotazh pothuajse në të gjitha komunat, përveç Skenderajt dhe Ferizajt.

“Sipas të gjitha gjasave, përveç në Skenderaj dhe në Ferizaj, të gjitha komunat tjera i shoh në balotazh. Komunat më të mëdha, pothuajse të gjitha, përfshirë edhe Pejën, nuk pritet të kalojnë 50% që në raundin e parë”, tha Canaj në Click të RTV21.

Të ngajshme

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Valjeta Turkaj

Sërish tensione në Tiranë: Protestues hedhën fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

KushtrimGuraj

Aksion antidrogë në Prizren – bastisen disa lokacione, kapet rreth 1.5 kg marihuanë, dy të arrestuar

KushtrimGuraj