Telenews

Policia nis hetimet për drogë ndaj 19 personazheve të famshme në Turqi

Autoritetet në Turqi kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur publikë për përdorim të dyshuar të drogës, përfshirë këngëtaret Hadise Acikgoz dhe Irem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tuzunatac si dhe influencueset Duygu Ozaslan e Derin Talu.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se hetimi ka të bëjë me “përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese” sipas Kodit Penal turk.

Nuk ka urdhra arresti; të përfshirët janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për t’u testuar përmes analizave të gjakut.

 Hadise Acikgoz

Operacioni u krye nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e cila shoqëroi personazhet në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas për deklarata.

Lista përfshin këngëtarë, aktorë, prezantues televizivë dhe influencues si: Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yildirim, Mert Yazicioglu, Metin Akdulger, Ceren Moray, Ozge Ozpirincci, Engin Polat, Dilan Polat, Deren Talu, Zeynep Meric Aral, Birce Akalay dhe avokaten Feyza Altun.

Hetimi do të bazohet kryesisht në rezultatet e testimeve toksikologjike dhe në vlerësimet ligjore pasuese.

Sipas ligjit turk, përdorimi personal i drogës mund të çojë në trajtim, rehabilitim ose kushtim provizor, jo domosdoshmërisht në burgim.

Të ngajshme

Më e mirë e ëma se e bija, Lela na prezanton nënën e saj bukuroshe

Donat Hashani

Egli Tako gati për publikimin e këngës së re

KushtrimGuraj

Dardan Islami: Kam marr ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

KushtrimGuraj