Telenews

Drama te Real Madridi, ylli i skuadrës kërkon shpëtim në Ligue 1

drama-te-real-madridi,-ylli-i-skuadres-kerkon-shpetim-ne-ligue-1

Sulmuesi Endrick mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të janarit, me Marseille që po del si kandidati më serioz për ta transferuar sulmuesin e ri brazilian.

19-vjeçari, që u rikthye nga lëndimi në shtator, nuk ka luajtur asnjë minutë për Real Madridin këtë sezon. Me Gonzalo Garcian që preferohet si zëvendësues i Kylian Mbappe, Endrick është rrëshqitur në plan të tretë në hierarkinë e sulmit – situatë që mund të rrezikojë edhe shanset e tij për të qenë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës 2026.

Sipas “L’Équipe”, Marseille po e ndjek nga afër situatën dhe është gati të veprojë në janar. Vetë lojtari është i hapur ndaj një huazimi që do t’i siguronte më shumë minuta në fushë.

Të ngajshme

2026 “Dardanët” sonte nisin misionin e ri në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës

Rrezarta Ramaj

Protestuesit kërkojnë që “Dardanët” t’i bashkangjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së

KushtrimGuraj

“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…

Yllka Gashi