Telenews

Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij

Një aksident tragjik ndodhi të mërkurën mbrëma në Bolonja, përpara një karburanti, ku pas përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një djalë 7-vjeçar me origjinë shqiptare.

Makinat në Granarolo u përplasën ndërsa po përpiqeshin të shmangnin një skuter elektrik të drejtuar nga një 46-vjeçar dhe babai i të miturit shqiptar, ashtu si edhe shoferi tjetër mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

Mediat italiane raportojnë se ishte ora 8  e mbrëmjes kur djali i vogël, në makinë me të atin, u përfshi në përplasjen “kokë më kokë” të makinës së tyre tip Volkswagen me një Renault Clio.

Nga përplasja, fëmija, i cili sipas gjetjeve fillestare nga karabinierët nuk kishte vendosur rripin e sigurimit  pësoi lëndime shumë serioze, të cilat nuk i lanë asnjë shans për mbijetesë.

Babai, 34 vjeç me origjinë shqiptare, banues në Minerbio, dhe shoferi tjetër, një njëzetvjeçar nga Bentivoglio, u ndihmuan nga mjekët dhe u transportuan me lëndime të rënda në spitalin e Maggiores.

Kryetari i bashkisë së Granarolos, Alessandro Riçi shprehu zemërimin e tij për infrastrukturën rrugore, sapo mësoi lajmin.

Do të kontaktoj Anasin (kompaninë që menaxhon rrugën) dhe Prefekturën duke filluar nga sot. Është më thelbësore se kurrë që të instalohet një kamerë shpejtësie në atë vend, siç është kërkuar disa herë. Ky është një vend ku kanë ndodhur aksidente shumë të rënda kohët e fundit“, tha ai për mediat.

Të ngajshme

Formimi i qeverisë në pikëpyetje, VV-ja kritikohet për mungesë përpjekjesh për kompromis

KushtrimGuraj

Osmani: Kosova, dëshmi e besimit dhe qëndrueshmërisë pas luftës

KushtrimGuraj

Çitaku thotë se PDK nuk provon të krijojë Qeveri nëse Kurti dështon: Vonë, zgjedhjet janë të pashmangshme

KushtrimGuraj