Një aeroplan u përplas dhe shpërtheu në flakë menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve.
Një video tronditëse ka kapur momentin kur aeroplani mezi u ngrit nga toka përpara se të anohej dhe të binte.
Aeroplani, model Cheyenne, përfundimisht u rrëzua mbi një nga krahët e tij dhe më pas shpërtheu. Dëshmitarët e pranishëm u dëgjuan duke bërtitur ndërsa fluturakja tregonte shenja shqetësimi.
Fluturakja po ngrihej nga Aeroporti Paramillo në Táchira kur u rrëzua në parkun kombëtar San Cristóbal. Aksidenti la dy pasagjerë të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar.
Viktimat e ndjera u identifikuan jozyrtarisht si Toni Bortone dhe Juan Maldonado, sipas portalit lokal El Nacional. Piloti thuhet se humbi kontrollin e aeroplanit pas shpërthimit të një gome.
Zjarrfikësit, mbrojtja civile e Táchira dhe policia iu përgjigjën thirrjeve në orën 12:00. Aksidenti është ende duke u hetuar.