Telenews

Hashim Thaçit i lexohet të parit verdikti i nesërm

Më 16 shtator, saktësisht nesër pas më shumë se dy vitesh gjykim, Haga do t’i japë Kosovës një verdikt për katër nga figurat më të njohura të luftës së saj: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm.

Duke filluar nga ora 10:00 nesër në Gjykatën Speciale do të jepet verdikti final mbi akuzat me të cilat përballen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Transmetimi direkt në Kosovë do të bëhet me 10 minuta vonesë nga deklarimi në sallën e gjyqit.

Seanca do të nisë në orën 10:00 ndërsa vendimi si fillim do të jepet për Hashim Thaçin, të cilit do t’i lexohen të gjitha 10 pikat e aktit akuzues dhe do të shpallen verdiktet për secilën një nga një pastaj do të jetë radha e Kadri Veselit për të dëgjuar verdiktin, më pas Rexhep Selimi e në fund verdikti do t’i shqiptohet Jakup Krasniqit, transmeton lajmi.net.

Kjo seancë parashihet të zgjasë rreth dy orë, për shkak të numrit të të akuzuarve dhe akuzave me të cilat përballen ish-krerët e UÇK-së.

Kanë qenë mbi 29 mijë faqe transktiptë dhe prova të tjera përgjatë 210 ditëve që prej ngritjes së aktakuzës.

Brenda dhe jashtë objektit të Gjykatës Speciale do të ketë masa shtesë të sigurisë për shkak edhe të paralajmërimeve për tubime që do të nisin prej sonte e nesër përreth Dhomave të Specializuara dhe më larg.

Në rast të një vendimi lirues dhe katërshja pritet që të vijnë në Kosovë, Dhomat e Specializuara parashihet që të ofrojnë shërbimet logjistike për t’i kthyer ata në Kosovë me avionin e tyre që e kanë aranzhuar për të gjitha transferet që janë bërë nga Kosova për në Holandë dhe anasjelltas.

Rasti ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nuk është i vetmi që është trajtuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Para tij, gjykata ka dhënë aktgjykime edhe në rastet ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, ndërsa në Hagë po zhvillohen edhe procedura të tjera.

Megjithatë, rasti i katër ish-krerëve të UÇK-së mbetet procesi kryesor dhe ai që ka tërhequr më së shumti vëmendje, veçanërisht për shkak të profilit të lartë të të akuzuarve.

Hashim Thaçi ishte një nga drejtuesit politikë të UÇK-së dhe më pas kryeministër dhe president i Kosovës; Kadri Veseli drejtues i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së dhe më pas kryetar i kuvendit; Rexhep Selimi ishte një nga komandantët e UÇK-së dhe më pas deputet i kuvendit; ndërsa Jakup Krasniqi zëdhënës i UÇK-së dhe më pas ushtrues detyre i presidentit dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të ngajshme

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë

Yllka Gashi

Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

Yllka Gashi

Abdixhiku takon shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për qëndrimet e LDK-së ndaj zhvillimeve aktuale

Yllka Gashi