Telenews

Dafina Zeqiri humb mbi 30 kilogramë dhe rikthehet në superformë pas lindjes

dafina-zeqiri-humb-mbi-30-kilograme-dhe-rikthehet-ne-superforme-pas-lindjes

Dafina Zeqirin nuk e ndan asgjë nga muzika, dhe as shtatzënia nuk e ka ndalur për këtë pasion.

Këngëtarja u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë djalin e saj, Daskanin, por edhe gjatë shtatzënisë vazhdoi të performonte, shpesh me barkun e dukshëm në skenë.

Sipas burimeve të Prive Klan Kosova, Dafina ka humbur mbi 30 kilogramë vetëm tre muaj pas lindjes, duke u rikthyer në formën e saj më të mirë.

 Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja ka punuar intensivisht me trajnerë personalë për të rifituar energjinë dhe linjat trupore, duke treguar një disiplinë të jashtëzakonshme.

Ajo është duke u përgatitur për një këngë të re, të cilën e ka paralajmëruar vetë në rrjetet sociale, dhe fansat mund të presin një paraqitje mbresëlënëse në videoklipin e ardhshëm.

Rikthimi i saj në skenë pas lindjes duket se do të jetë më i fuqishëm se kurrë, duke dëshmuar se Dafina mbetet një nga yjet më të ndritshëm të industrisë muzikore shqiptare.

Të ngajshme

Rikthehen sërish bashkë Megan Fox dhe Machine Gun?

Valjeta Turkaj

Loredana Brati tregon raportin me Don Xhonin dhe lidhjen me Jozin

KushtrimGuraj

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ribashkohen pas ndarjes dhe mirëpresin vajzën e tyre Saga Blade

KushtrimGuraj