Ka përfunduar xhiro e 14-të në Ligën e Parë të Kosovës, xhiro që i ka takuar kryesisht skuadrave favorite për inkuadrim në Superligë.
Lideri aktual Vushtrria ka arritur fitore të madhe ndaj Prizrenit në udhëtim me rezultat 0-1.
Me të njëjtin rezultat 1-0 ka fituar edhe Vëllaznimi para adhureusve të vet duke e mposhtur Tefik Çangën, derisa me 0-1 ka fituar edhe Feronikeli ’74 në udhëtim te Istogu.


