Telenews

Liverpooli pëson humbjen e katërt radhazi në kampionat, mposhtet nga Brentfordi

liverpooli-peson-humbjen-e-katert-radhazi-ne-kampionat,-mposhtet-nga-brentfordi

Megjithatë, Liverpooli arriti të ngushtojë rezultatin në shtesë të pjesës së parë kur Milos Kerkez (45’) përfitoi nga një top i kthyer dhe me refleks të shpejtë dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Në pjesën e dytë, Brentford vazhdoi të kërcënonte. Fillimisht, Mikkel Damsgaard provoi me një goditje të bukur nga distanca, por Giorgi Mamardashvili bëri një pritje fantastike, ndërsa pak më vonë ndali edhe tentimin e Igor Thiago.

Megjithatë, në minutën e 60-të, Igor Thiago u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar me një goditje të ulët në qendër të portës për 3-1.

‘Të Kuqtë’ realizuan në minutën e 88-të me anë të Mohamed Salah për 3-2, por që deri në fund nuk arritën të shmangin humbjen.

Pas kësaj disfate Liverpooli mbetet në kuotën e 15 pikëve dhe mban pozitën e gjashtë në tabelë, katër pikë larg liderit Arsenalit që ka 19 sosh por një ndeshje më pak të luajtur.

Të ngajshme

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj

Mbappe nën presion, fushata për “Topin e Artë” mund t’i kushtojë –

KushtrimGuraj

Chelsea interesohet për talentin e Milanit –

KushtrimGuraj