Telenews

Siria njeh Pavarësinë e Kosovës, Kurti: Tre njohje të reja për vendin tonë brenda këtij viti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Siria është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë,” ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Ai ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për përpjekjet e saj të suksesshme, si dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite për mbështetjen ndaj Kosovës.

Kurti ka theksuar se Kosova angazhohet që lidhjet me Sirinë të fuqizohen përmes marrëdhënieve bilaterale dhe partneriteteve afatgjata.

 

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj