Federata e Futbollit të Kosovës dje ka vendosur në shitje biletat për ndeshjen më të rëndësishme për “Dardanët” ndaj Zvicrës, në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Por, dikush nuk e ka mendjen tek futbolli – por tek përfitimet. Në sajtin e njohur “Merrjep” janë vendosur tashmë biletat në shitje në tregun e zi.
 
Çmimet janë shumë të larta, madje dikush dëshiron me një biletë 20 euro, të përfitojë plotë 400 euro. E dikush tjetër 250 euro.
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.


