Telenews

Mbyllet sot përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani për aktivitete kulturore

Sot do të jetë e mbyllur përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se mbyllja bëhet për shkak të zhvillimit të aktiviteteve kulturore të organizuara nga “Kultura House”.

“Për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike”, thuhet në njoftim.

“Pjesa tjetër mbetet e lirë për qarkullim. Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani”, shtohet më tej.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës, ka pohuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ngjarjes dhe sigurinë e pjesëmarrësve.

Të ngajshme

Osmani takon kryesuesin e KQZ-së, Radoniqi, diskutuan për përgatitjet e balotazhit më 9 nëntor

KushtrimGuraj

Për pesë vjet mbi 21 mijë nxënës më pak në shkolla

KushtrimGuraj

SPAK ngre aktakuzë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë

KushtrimGuraj