Drita ka siguruar tri pikë në xhiron e dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Llapin në Gjilan me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë nga Krasniqi, pas ekzekutimit të një penalltie.
Edhe Malisheva arriti fitore si mysafire, duke mundur Dukagjinin në Klinë me rezultat 2:1. Heroi i ndeshjes për Malishevën ishte Brruti, i cili shënoi dy gola në minutat 21 dhe 68. Për Dukagjinin, golin e vetëm e realizoi Merlaku në minutën e 35-të.
Ndërkohë, Prishtina e Re vazhdoi krizën, duke barazuar pa gola 0:0 me Drenicën.
Pas kësaj xhiroje, Superligën kryeson Prishtina me 26 pikë, ndërsa në fund të tabelës vazhdon të qëndrojë Prishtina e Re me vetëm 8 pikë.

