Telenews

Sot nis fushata zgjedhore për balotazh – KQZ tregon si duhet të zhvillohet

Duke nisur nga sot e deri në hapjen e vendvotimeve, të dielën e 9 nëntorit, në orën 07:00, subjektet politike dhe kandidatët do të zhvillojnë fushatën zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Fushata zgjedhore dhe gara e balotazhit, do të zhvillohet nën një situatë krize politike, pas dështimit të mandatarit, Albin Kurti, për të formuar Qeverinë e re dhe nën ethet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që mund të mbahen në muajin tjetër, në dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për EO për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore.

“Gjatë periudhës prej më shumë se gjashtë ditësh, nga 3 deri në momentin e hapjes së Qendrave të Votimit, më 9 nëntor, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitetet e tyre të fushatës zgjedhore. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar në vitin 2023, fushata përfundon me hapjen e Qendrave të Votimit në ditën e zgjedhjeve. Kështu, njësoj si në zgjedhjet e mbajtura në më 12 tetor, dita e shtunë nuk është ditë heshtjeje zgjedhore”, tha Elezi.

Elezi ka përmendur një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre gjatë zhvillimit të fushatës zgjedhore.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ka përcaktuar një sërë veprimesh të ndaluara për subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre. Këto ndalesa lidhen kryesisht me mospengimin e fushatës së kundërshtarit politik dhe ndalimin e rreptë të kërcënimeve dhe dhunës gjatë procesit zgjedhor. Në përgjithësi, sipas ligjit, fushata duhet të zhvillohet në një atmosferë të qetë, të respektueshme, demokratike, pa gjuhë urrejtjeje, pa frikësime dhe e distancuar nga çdo formë dhune”, tha Elezi.

Të ngajshme

Besnik Osmani: Banorët e lagjes te “Kastrati” treguan përkrahje dhe gatishmëri për fitoren më 9 nëntor

KushtrimGuraj

Kryediplomatja e Shqipërisë viziton Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë – procesi të mbyllet me drejtësi historike

KushtrimGuraj

Çeku akuzon Ramën se tentoi të mashtrojë një investitor – ky ia tregon kërkesën që iu refuzua nga Ministria e Sveçlës

KushtrimGuraj