Telenews

Paraqitej si drejtor policie, 20-vjeçari u jepte urdhra policëve në Portin e Durrësit

Policia e Kamzës ka arrestuar 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij, i veshur me uniformë policie dhe stema zyrtare.

Hetimet zbuluan se i riu, paraqitej si polic, madje në disa raste edhe si drejtues policie dhe kishte arritur të dërgonte “urdhra” përmes email-it të rremë edhe tek efektivë policie.

Gjithashtu duke u paraqitur si i tillë ai ka kontaktuar edhe policë të Portit të Durrësit, duke ndërhyrë në punën e tyre dhe duke i marrë informacion.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar katër karta identiteti të dyshuara si të falsifikuara, një armë sportive, uniformë policie, 16 stema e grada drejtuese, si dhe tre kapele me shenja të Policisë së Shtetit.

Brasha kishte krijuar kontakte me punonjës të vërtetë policie, i shkruante atyre në rrjetet sociale dhe publikonte foto e video në institucione shtetërore, i veshur me uniformë.

Në disa raste, ai ka hyrë edhe në Akademinë e Sigurisë, duke filmuar brenda ambienteve pa autorizim zyrtar duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur ndihmë nga persona të brendshëm.

Sipas burimeve hetimore, 20-vjeçari dyshohet se ka përfituar para duke kërcënuar qytetarë, por po hetohet edhe pista nëse është përdorur nga grupe kriminale për t’u shtirur si polic në veprime të paligjshme.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të thelluara.

Të ngajshme

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj

Rrezarta Ramaj

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj

Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës

Rrezarta Ramaj