Telenews

Situata e vendeve kandidate – çfarë thotë raporti i BE-së?

situata-e-vendeve-kandidate-–-cfare-thote-raporti-i-be-se?

Ukraina nuk ishte i vetmi vend që Marta Kos, komisionerja e BE-së për Zgjerimin, e përmendi kur foli para Parlamentit Evropian.

Ajo foli edhe për vendet e tjera që po përparonin, si dhe disa që nuk po përparonin aq mirë.

Mali i Zi kishte “avancuari më së shumti” në përpjekjet e tij, tha Kos dhe se ishte vendi më i përgatitur, raporton skynews.

Parlamenti Evropian dëgjoi se Shqipëria kishte bërë “progres të paprecedent” që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa Moldavia kishte punuar mirë për të thelluar lidhjet me BE-në, megjithëse kishte “kërcënime hibride të vazhdueshme për të destabilizuar vendin dhe rrugën e BE-së”.

Rusia është akuzuar se ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet e saj më të fundit.

Megjithatë, jo të gjitha vendet po përparonin njësoj. Kos theksoi disa vende që po dështonin të arrinin objektivat e tyre.

“Në Serbi, autoritetet vazhdojnë të deklarojnë anëtarësimin në BE si qëllimin strategjik, por ritmi real i zbatimit të reformave është ngadalësuar ndjeshëm”, tha ajo.

Kos pranoi disa “zhvillime pozitive të fundit”, por tha se duhet të shmangë “retorikën anti-BE” dhe të shmangë “kthimin mbrapa” në lirinë e shprehjes.

Maqedonia, tha Kos, nuk kishte marrë “hapa vendimtarë” për të avancuar negociatat me BE-në, duke përfshirë edhe ndryshimin e kushtetutës.

Në Kosovë, politika e brendshme kishte bërë që rruga drejt BE-së të “stagnojë”, tha ajo, ndërsa negociatat me Turqinë nuk kishin ecur “që nga viti 2018”.

Megjithatë, situata më e keqe ishte në Gjeorgji, ku “ishte përkeqësuar ndjeshëm gjendja me një regres të rëndë demokratik”. Aq shumë, tha Kos, sa tani Gjeorgjia konsiderohet kandidat vetëm “në letër”.

Të ngajshme

Abdixhiku në Mitrovicë: Trepça aset strategjik dhe zhvillimi industrial prioritet i LDK-së

KushtrimGuraj

Vuçiq: Asociacioni do ta vendoste policinë në veri në duart e serbëve

KushtrimGuraj

AGK-ja mirëpret fitoren e gazetares Blerta Foniqi pas degradimit nga menaxhmenti i RTK-së

KushtrimGuraj