Telenews

Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit

Një person është zhdukur sot në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku për gjetjen e tij është angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

Lidhur me këtë operacion, shoqata po ashtu ka përdorur edhe dronë për të mbuluar më shumë terren dhe për të ndihmuar në kërkime.

Mentor Maloku nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur për Sinjalin se personi i zhdukur tashmë është gjetur.

“Po, është gjetur”, tha shkurt Maloku.

Paraprakisht edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, deklaroi për Sinjalin se kërkimi ka përfunduar pasi është gjetur një veture, afër një mali në Gjilan.

Të ngajshme

Kurti: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë ushtri moderne me standarde të NATO-s

KushtrimGuraj

Çitaku: Luftëtarët janë lënë krejt vetëm

KushtrimGuraj

Paralajmërohet sërish shtrenjtim i çmimit të rrymës, ZRRE njofton se shqyrtimi i tarifave fillon së shpejti

KushtrimGuraj