Telenews

Rifillojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Rama: Vazhdojmë me punë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, një nga projektet infrastrukturore që pritet të transformojë hapësirën urbane në qendër të kryeqytetit.

Këtë e bëri të ditue në një postim në rrjetet sociale, Rama duke shoqëruar mesazhin me pamje nga punimet në terren.

“Përshëndetje Prishtina, vazhdojmë me punë…”, ka shkruar ai.

Në mes të gushtit Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte hedhur poshtë kërkesën e Komunës së Prishtinës për masë sigurie, në mënyrë që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Inspektoratit.

E më pas edhe Apeli e refuzoi ankesën e Komunës së Prishtinës duke e cilësuar si të pathemeltë dhe duke e vërtetuar vendimin e dytë të Themelores.

Pas 12 marsit, punimet i ishin ndalur edhe më 16 prill. Dhe për të tretën herë më 29 prill.

Të ngajshme

Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit –

KushtrimGuraj

Sërish protestë nesër, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara –

KushtrimGuraj

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Përgjegjësia duhet të nisë nga lart –

KushtrimGuraj