Telenews

Aktakuza për skandalin e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti heshtin

Ministrja në detyrë Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, po hesht pas ngritja së aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

Kanë kaluar gati dy ditë që prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën Themelore aktakuzën, e cila ka të bëj me skandalin e rezervave shtetërore, ajo nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Ndonëse kishte premtuar që sapo ta pranonte dokumentin e plotë do të deklarohet për këtë çështje, Hajdare ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media. Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”, kishte shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”, pasi kishte marrë njoftimin për aktakuzën.

Aktakuzën në fjalë nuk e ka komentuar ende as shefi i ministres Hajdari, kryeministri në detyre Albin Kurti.
Ky i fundit, më herët kishte kritikuar ashpër prokurorinë për nisjen e hetimeve rreth kësaj çështje.

Të ngajshme

Grenell: Kurti të veprojë shpejt për ta zhbërë Gjykatën Speciale, deputetët ta ndihmojnë

Yllka Gashi

Balla me lot në sy pas vendimit në Hagë: S’është vendim drejtësie, është aktakuzë politike

Yllka Gashi

Marin Mema reagon pas aktgjykimit në Hagë: “Sot është koha për t’u bërë bashkë”

Rrezarta Ramaj