Telenews

Dënimet për katërshen, reagon Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në shkallën e Apelit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër pas dënimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Përmes një videoje, ai thotë se ky aktgjykim është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, deklaroi kryeministri.

“Patjetër duhet ndryshuar në shkallën e Apelit dhe atë sa më parë. Në këto momente jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”.

“Aktgjykimi i  sotëm i Dhomave të Specializuara rrëzoi pretendimin më të rëndë që ka mbetur në aktakuzë se UÇK kishte kryer një sulm të gjërë dhe sistematik kundër një popullsie civile, u pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së”, tha Kurti.

Të ngajshme

Specialja nis procesin për kompensim të viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Yllka Gashi

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në detin e Velipojës

Yllka Gashi

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

Yllka Gashi