Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ku ky i fundit i ka dërguar sot shkresë zyrtare për zhbllokim të buxhetit të kryeqytetit.
Përmes një postimi në Facebook, Murati i kërkon Ramës që ai t’i thotë kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe deputetëve të këtij subjekti politik, të votojnë buxhetin e Prishtinës për vitin 2025 në Kuvend.
“Përparim, thuaj Lumirit bashkë me deputetët tjerë le ta votojnë buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025 në Kuvend. Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Murati.
“Por meqenëse sqarimet publike nuk duket se po kryejnë punë, atëherë jam i detyruar që të dorëzoj padi për shpifje ndaj Përparim Ramës, por edhe kujtdo tjetër që vazhdon të dezinformojë për gjoja vendime për bllokim të buxhetit”, ka deklaruar ministri në detyrë.

