Telenews

Presidentja Vjosa Osmani priti gjeneralë dhe oficerë nga 16 shtete në kuadër të simpoziumit ISOMA

presidentja-vjosa-osmani-priti-gjenerale-dhe-oficere-nga-16-shtete-ne-kuader-te-simpoziumit-isoma

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e saj gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të tjerë të lartë nga 16 shtete, si dhe përfaqësues nga mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka njoftuar se vizita e tyre në Kosovë është bërë me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili mbahet për herë të parë në vend.

“Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka deklaruar presidentja.

Ajo ka theksuar gjithashtu krenarinë për FSK-në: “Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”. /Klankosova.tv

Të ngajshme

Xhuli publikon një fotografi të ëmbël me binjakët e saj: “Bekim i dyfishtë”

Rrezarta Ramaj

2026 “Fundi i botës” më 13 nëntor 2026? Çfarë parashikonte studimi i revistës “Science” në vitin 1960

Rrezarta Ramaj

Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”

Rrezarta Ramaj