Telenews

Rekord i Mbappes, mbrëmë shënoi golin e 400-të në karrierë

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e “Gjelave” 4:0 ndaj Ukrainës në kualifikime për Kupën e Botës 2026.

Mbappe me këto dy gola shkon në shifrën e 400 shënimeve në karrierë, në moshën 26-vjeçe, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Mbappe foli për këtë rekord – duke përmendur edhe shifrat e Ronaldos dhe Messit.

“Dikush i ka 950 gola, e dikush 900. Njerëz, më duhej të shënoja 400 për të më parë pak edhe mua. Sigurisht që është shifër simbolike dhe duhet të vazhdoj kështu”, u shpreh sulmuesi francez

Kujtojmë që Franca e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pasi në pesë ndeshje siguroi 13 pikë në pozitën e parë në Gurpin D.

Të ngajshme

“​Dardanët” udhëtojnë sot drejt Sllovenisë për misionin e madh

Valjeta Turkaj

Sulmohet ish-kreu i Federatës spanjolle të futbollit, dalin pamjet

Erzana Fazliu

Ndeshja Shqipëri- Andorrë, pjesa e parë pa gol

KushtrimGuraj