Telenews

Ushtarët moldavë të KFOR-it patrulluan në rajonin e Gjakovës

ushtaret-moldave-te-kfor-it-patrulluan-ne-rajonin-e-gjakoves

Ushtarët moldavë të Komandës Rajonale (RC-W) të KFOR-it kanë kryer sot një patrullim në Komunën e Gjakovës.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se këto veprime rrisin sigurinë për qytetarët e vendit, transmeton Klankosova.tv.

“Aktivitete të tilla, të kryera rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë për angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Gjithashtu, sot edhe komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. /Klankosova.tv

Të ngajshme

Supremja refuzon pesë ankesa të kandidatëve për asamble në disa komuna, i vlerëson të pabazuara

KushtrimGuraj

Aktakuza për rezervat shtetërore, Avokati Musa: Prokuroria Speciale është institucioni më kredibil në Kosovë

KushtrimGuraj

Arian Tahiri mbështet Bedri Hamzën për kryetar të PDK-së: Ka hapur rrugë për gjeneratën e re

KushtrimGuraj