Telenews

Bedri Hamza: Bashkimi është forca jonë, PDK-ja është shtëpia e të gjithëve

Në Konventën e 12-të të PDK-së, ku po zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie, Bedri Hamza ka folur edhe për pakënaqësitë dhe bashkimin e secilit që ndjehet pjesë e PDK-së.

“Ka ende shumë për të bërë. Kemi shumë për të përmirësuar. Ne të gjithë kemi kaluar faza të vështira. Kemi pasur mendime të ndryshme dhe momente që na kanë larguar. Dhe kjo është normale në çdo familje politike. E rëndësishme është që sot jemi këtu me vullnet për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për t’u afruar”.

“Sepse, forca jonë qëndron në aftësinë për ta transformuar çdo sfidë në mundësi. Në aftësinë për ta kthyer çdo dallim në pasuri të përbashkët. Besimin dhe unitetin duhet ta forcojmë. Dhe idealet që na bashkuan dikur, janë po ato që na udhëheqin edhe sot. Bashkimi nuk kërkon të mendojmë njësoj. Bashkimi kërkon të punojmë me njëri-tjetrin, me respekt, me përgjegjësi dhe me qëllimin e përbashkët për të ecur përpara”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ndajnë histori, përgjegjësi dhe një mision të madh.

“Unë do të flas gjithmonë me sinqeritetin që e meritoni. Asnjë institucion, asnjë organizatë dhe asnjë prej nesh nuk është i pagabueshëm. Gabimet janë pjesë e rrugës, por rritja vjen nga reflektimi dhe nga përkushtimi për ta bërë më mirë. Ne kemi mësuar shumë. Dhe jemi gati të ndërtojmë edhe më shumë. Ambicia jonë duhet të jetë gjithmonë e përbashkët. Dhe kjo ambicie është për ta forcuar partinë, ekipin dhe vendin tonë”.

“Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kemi nevojë për t’u mbështetur, për t’u respektuar dhe për të mos e humbur askënd nga rruga jonë. Sepse, ata që kanë dhënë shumë për këtë parti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, ata që i respektojmë dhe i duam, presin prej nesh vetëm një gjë: të jemi të bashkuar. Të ecim përpara si një ekip. Dhe të dëshmojmë se bashkë mund të arrijmë gjithçka”, ka thënë Hamza.

Të ngajshme

Bedri Hamza falënderon aktivistët: PDK-ja është ndërtuar mbi sakrificë, jo mbi interesa personale

KushtrimGuraj

Gjasat e vogla që seanca për mandatarin të thirret para të mërkurës

KushtrimGuraj

Hoxhaj: Nëse Kadri Veseli ma ka lënë amanet partinë kësaj here kam dashtë ta udhëheq si mision politik

KushtrimGuraj